Arrestohet daja që e rrahu nipin në Lipjan

Një i mitur në prezencë të babait të tij ka njoftuar policinë se para tri dite është rrahur nga daja i tij i dyshuari mashkull kosovar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Gllanicë të Lipjanit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

”Viktima mashkull kosovar, i moshës së mitur, në prezencë të babait të tij ka njoftuar se para tri dite është rrahur nga daja i tij  i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./21Media 

Back to top button