Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë një i dyshuar për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për ngacmim seksual.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Si rezultat i veprimeve hetimore sot rreth orës 15:30, është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit”, thuhet në njoftimin e Policisë, pa u dhënë detaje tjera
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?