Zhvillimet në Prishtinë, anëtari i LDK-së: Po tentojnë të na përçajnë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar zhvillimet e fundit në komunën e Prishtinës pas shkarkimeve të njëpasnjëshme të drejtorëve të LDK-së nga Përparim Rama, i cili një ditë më parë arriti koalicion me PDK-në.

Zemaj tha se këto çështje kanë mbetur të diskutohen në parti pas zgjedhjeve nacionale por sipas tij, atyre po i vihet kahje mediatike dhe të interesave te ndryshme, që siç thekson, po tentojnë ta përçajnë LDK-në.

Ai tha për RTV21 se përçarja e LDK-së nuk do të arrihet duke thënë se fitorja e LDK-së ën Prishtinë do të përcillet edhe në zgjedhje nacionale. “Në asketin institucional kjo teme ka mbetur të diskutohet pas zgjedhjeve, ne jemi të fokusuar në zgjedhjet nacionale por s’do thotë që s’jemi interesuar e s’jemi përgjegjës ku jemi në pushtetin lokal LDK, mendimi jem që këto të trajtohen me kujdes. Ka gjëra që kanë ndodh para procesit zgjedhor ose në garën elektorale. Kur fillon një proces i ri përfundon një proces i vjetër më shumë ndoshta janë duke i dhënë kahje mos ta quaj vetëm në asketin mediatik por të interesave të ndryshme që janë për të na përçarë si subjekt politik por këtë as s’do ta arrijnë mendoj që atë punë të mirë që kemi bërë për fitoren e Prishtinës atë do ta kapitalizojmë edhe me fitore në zgjedhjet nacionale”, tha Zemaj për RTV21./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button