Arrestohet dhunuesi nga Shkupi, sulmoi tre fëmijë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 21-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi tre të mitur, përcjell TV21.
Nga MPB thanë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
“Me datë 09.09.2022, në ora 20:00, në Bulevardin “Serbia”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Aerodromit e kanë privuar nga liria M.L.(21) nga Shkupi. Gjegjësisht, ai paraprakisht ka sulmuar fizikisht një të mitur para një lokali hoteliere në zonën e Kisella Vodës, e më pas ka sulmuar fizikisht edhe dy të mitur të tjerë pranë një shkolle të mesme në zonën e Kisella Vodës”, u bë e ditur në njoftimin e MPB-së, shkruan TV21./21Media

Back to top button