Arrestohet dileri i substancave narkotike

Nëpunës policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB Shkup, ditën e djeshme në ora 21:20 në zonën e Aerodromit – Shkupe kanë privuar nga liria personin M.P. (22) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe konfiskuar marihuana dhe një peshore dixhitale.
“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, njoftoi MPB-ja, shkruan TV21./21Media

Back to top button