Iniesta për Modric: Më i miri i të gjitha kohërave

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, ka përshëndetur ish-kundërshtarin e tij në Clasico, Luka Modric, si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.
Iniesta u përball me Modric në disa raste gjatë kohës së tij në Barca, ndërsa ata u angazhuan në një numër betejash të paharrueshme kundër rivalëve kryesorë Real Madrid.
Ndërsa fituesi i Kupës së Botës u transferua në Vissel Kobe në vitin 2018, Modric është ende i fortë në moshën 37-vjeçare me Blancos.
“Ne jemi lojtarë me profile të ndryshme, por në të njëjtën kohë të ngjashëm për sa i përket pozicionit në fushë, konceptimit të lojës, trajtimit të topit… Ai është një nga mesfushorët më të mirë që ka dhe do të jetë ndonjëherë. Ai është një referencë për skuadrën e tij dhe nuk është e lehtë të kalosh kaq shumë vite në një klub si Madridi duke bërë ndryshim”, tha Iniesta.
Ish-reprezentuesi spanjoll ka pranuar gjithashtu se ai e konsideron treshen e vjetër të mesfushës së Madridit, Toni Kroos, Casemiro dhe Modric, të jenë në të njëjtën klasë me atë ku ai luajti te Barça së bashku me Sergio Busquets dhe Xavi.
“Ajo treshe e Madridit është një nga më të mirat që ka ekzistuar ndonjëherë. Ata kanë fituar shumë tituj dhe pa dyshim ai është një nga më të mirët, ashtu si ne. Ajo që kam shijuar duke luajtur përkrah Xavi dhe Busit nuk e kam përjetuar më”, tha ai./21Media

Back to top button