Arrestohet Dritan Goxhaj

Për më shumë se 4 orë dhjetëra qytetarë protestuan para godinës së parlamentit duke hedhur parulla kundër deputetëve të mazhorancës e opozitës. Në mënyrë simbolike ata sollën tek oborri para sallës së seancave plenare një kosh mbeturinash për tu thënë ligjvënësve se e kanë vendin aty e nuk përfaqësojnë qytetarët.
Protestuesit u vendosën në dy hyrjet kryesore të parlamentit dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë si dhe anulimin e ndryshimeve që janë bërë në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”.
Në shenjë revolte ata qëlluan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve të cilët kaluan para tyre.
Protesta u shoqërua me moment tensioni mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Pas disa orë proteste, forcat speciale ndërhynë për të larguar protestuesit nga hyrja e Kuvendit për të lejuar kalimin e deputetëve në Kuvend.
Por edhe pse protestuesit u spostuan ata qëlluan sërish me vezë drejt makinave të ligjvënësve
Për shkak të tensioneve në protestë policia shoqëroi disa protestues ndër të cilët Dritan Goxhajn, dhe për këtë arsye protesta e qytetarëve u zhvendos para godinës së drejtorisë së policisë së Tiranës ku kërkuan lirimin e tyre./vizionplus.tv
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?