Arrestohet edhe një person për dallavere me patentë shoferë

Është arrestuar edhe një person i cili dyshohet se bënte pjesë në grupin i cili kishte bërë dallavere me patentë shoferë në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmua zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po është ndaluar për 48 ore me urdhër të prokurorit të shtetit. Ështe parashtruar edhe kërkesa për caktimin e mases së paraburgimit për veprën penale “Keqperdorim i pozitës zyrtare””, ka thënë Nikçi.

Policia dhe Prokuroria Themelore e Pejës para dy javësh, e zhvilloi një aksion të gjerë në disa komuna si: Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Deçan, Istog.

Cak i këtij aksioni ishin 10 persona, shtatë prej të cilëve kishin përfunduar në pranga, derisa njëri ishte liruar për shkaqe shëndetësore.

Derisa tre nga të dyshuarit nuk ishin hasur në shtëpitë e tyre, gjatë kontrollit policor./21Media

Back to top button