Arrestohet gjilanasi për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Posedim/shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike”.
Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit, në Pogragjë të Gjilanit.
Me anë të një plani taktik të PK-së i koduar me emrin “Kalaja”, në shtëpinë e të arrestuarit janë sekuestruar: (280.7) gr. marihuanë
(140) gr. marihuanë
(8.6) gr. marihuanë
(3.3) gr. fara për kultivim
(0.6) gr. kokainë
(1450) euro para të gatshme
(30) franga para të gatshme
(1) elektroshok
(3) peshore elektrike
(27) copë municion (fishek) të kalibrit të rendë
(2) copë (fishek) të kalibrit A/47
Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet vendimi mbi ndalimin për 48 orë./21Media

Back to top button