Truss thotë se bisedimet nuk duhet të shesin Ukrainën

Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me shitjen e Ukrainë, tha sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.
Duke iu drejtuar deputetëve, ajo tha se presidenti Putin nuk është serioz në lidhje me bisedimet dhe ende po bombardon me qëllim qytetarët e pafajshëm.
“Ne nuk duhet ta ndalim vetëm Putinin në Ukrainë, por duhet të shikojmë edhe në afat të gjatë”, tha ajo.
Tutje Truss tha se sanksionet e vendosura ndaj Ukrainës nga G7 nuk duhet të hiqen përderisa Putini vazhdon me luftën e tij dhe ai ka ende trupa në Ukrainë, përcjell rtv21.tv
“Çdo zgjidhje afatgjatë duhet të përfshijë një rikthim të qartë të sanksioneve që do të shkaktohej automatikisht nga çdo agresion rus”, shtoi ajo.
Truss theksoi se bisedimet nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, duke përfshirë zgjidhjen e vështirë të vitit 2014, e cila nuk i dha popullit të Ukrainës siguri të qëndrueshme.
“Pas kësaj, Putini sapo u kthye për më shumë, kjo është arsyeja pse ne nuk mund ta lejojmë atë të fitojë nga ky agresion i tmerrshëm”, përfundoi sekretarja./21Media

Back to top button