Arrestohet gruaja pasi theri me thikë një burrë
Një grua është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se e ka therur me thikë një burrë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:35, në fshatin Lupq i Poshtëm në Podujevë.
“Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh.
E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media