Arrestohet ‘hajni’ 62-vjeçar

Një 62-vjeçar me inicialet B.S është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur mbi 300 euro në një furgon i parkuar, në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë.

“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes. Ka qenë puna operative e hetimore e zyrtarëve policor, ajo që ( vetëm disa minuta pas raportimit të rastit), ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një shume të parave”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button