Arrestohet i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike. Për portalin rtv21.tv këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button