Filloi ndeshja e Kosovës me Greqinë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” filloi ndeshja e katërt kualifikuese për Kampionatin Botëror mes Kosovës dhe Greqisë.
Pas fitores së çmuar në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, “Dardanët” janë në kërkim të fitores së dytë e cila do të shtonte gjasat për kualifikim.
Në këtë ndeshje Kosovës i rikthehet një prej futbollistëve më të mirë, Milot Rashica. Kurse, formacionin zyrtar të Kosovës e gjeni më poshtë.

Stadiumi i kryeqytetit ka hapur dyert për vetëm 10% të kapacitetit, për shkak të situatës pandemike. /21Media
Back to top button