Arrestohet i dyshuari për kanosje të prokurorit, kishte veshur antiplumb

Të enjten është arrestuar një person që dyshohet për veprën penale kanosje.

Ai thuhet se nuk e ka liruar zyrën e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ai kishte të veshur një antiplumb.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Back to top button