Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Pejë

Është arrestuar një person i cili dyshohet se ka plagosur dy persona në Pejë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datë 17.10.2025, rreth orës 16:15, është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Hasan Murati”, nëafërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë.Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin engjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar një person i dyshuar, ndërsady persona të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit janë dërguar nëEmergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se të njëjtit i janë gjetur rmë , derisa është ndaluar për 48 orë.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar si prova materiale dy armëtë gjata të tipit AK-47, dy revole njëqind e dyzet e nënte fishek dhe gjashtëmbëdhjetë gëzhoja.Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorprej 48 orësh.Njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin janë duke vazhduar hetimetintensive lidhur me rrethanat e këtij rasti.” përfundon njoftimi./21Media