Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj gruas, nga shqetësimi ajo tentoi ta lëndojë veten

Një person është arrestuar mesditën e së hënës në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Gruaja është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është raportuar si “sulm”./21Media

Back to top button