Aksident në rrugën “Bill Klinton” lëndohen 4 persona – 2 prej tyre policë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Policisë dhe dy prej të lënduarve janë policë.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor)”, ka thënë Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button