Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin G.H, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 02.08.2021, në rrugën “Hyzri Talla”, në Podujevë.
I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë./21Media

Back to top button