Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit në Vushtrri

(Lajm i përditësuar)


Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit në Vushtrri

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e A.Z, 19-vjeçar në Vushtrri.

Personi i arrestuar është 19-vjeçar, atij i është konfiskuar një armë pistoletë, si dhe një armë e gjatë në shtëpi.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërsa, vdekja e viktimës është konfirmuar në Spitalin e Vushtrrisë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri. Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha ai.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.

Me aktvendin të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, tha Zahiti për portalin rtv21.tv. /21Media


Vritet një 19 vjeçar në Vushtrri

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Vushtrri të dielën në rrugën “Gani Badivuku”

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti i cili tha se ky rast ka ndodhur rreth orës 20:35.

Ndërkaq njësitet përkatëse policore janë në kërkim të personit të dyshuar.

“Sonte, rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka deklaruar Zaiti. /21Media

Back to top button