Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani kujton Albrightin: Në orët tonë më të errëta, ajo u bë fanar shprese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë ish-sekretarja e ShBA-së, Madeleine Albright, u bë një dritë shprese në ditët më te errëta të Kosovës.

Sot janë bërë tri vjet nga vdekja e Albright, Osmani në një postim në X ku ka shpërndarë kujtimin nga ambasada e Amerikës në Prishtinë për ish-sekretaren, ka thënë se Kosova bashkohet me ShBA-në për të kujtuar përvjetorin e tretët të Albright.

“Ne bashkohemi me ju për të shënuar përvjetorin e tretë të kalimit në amshim të Sekretares Madeleine Albright. Në Kosovë, ajo qëndroi me ne kur kishte më shumë nevojë. Në orën tonë më të errët, ajo u bë një dritë shprese, një zë guximi, një mbrojtëse e lirisë. Trashëgimia e saj jeton në vetë themelin e Republikës sonë. Ne ecim përpara sot të udhëhequr nga drita që ajo la pas”, ka shkruar Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button