Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë
Policia e Kosovës ka arrestuar më 19.04.2022 një person, i cili dyshohet për vrasje të rëndë.
Të dyshuarit i është sekuestruar një pushkë automatike me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila dyshohet se ishte përdorur në vrasjen që ka ndodhur më 15.04.2022 rreth orës 18:22 në Klinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media