Polica jep detaje rreth arrestimit të të dyshuarit për kërcënim ndaj kryetares së Leposaviqit

(Lajmi përditësuar)


Polica jep detaje rreth arrestimit të të dyshuarit për kërcënim ndaj kryetares së Leposaviqit

Rreth arrestimit të dyshuarit për kërcënimin e nënkryetares së Leposaviqit ka dhënë detaje edhe policia.

Siç njofton polica në një komunikatë për media i njëjti është arrestuar për dy raste të ndara të kërcënimit, përcjell portali rtv21.tv

Sipas Policisë, në rastin e parë, më datë 26.05.2023, viktima femër serbe, e cila është edhe nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, kishte raportuar se ndjehet e kërcënuar nga të dyshuarit meshkuj serbë.

“Viktima po ashtu ka potencuar se nga një i dyshuar mashkull serb ka pranuar një mesazh kërcënues, si dhe sipas saj, ka parë person/a të maskuar, me gurë, duke bërë lëvizje për rreth zonës ku e njëjta jeton. Ndërsa në rastin e dytë më datë 05.06.2023 viktima mashkull kosovar serb ka raportuar se ishte kanosur me fjalë kërcënuese përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar serb. Lidhur me rastet është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari B.DJ., (1981), mashkull kosovar serb ndaj të cilit të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të hetojë të gjitha aktet kriminale dhe të parandaloj shfaqjen e dhunës”, thuhet në komunikatë.


Arrestohet i dyshuari që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

Është arrestuar i dyshuari për kërcënimin e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletic.

Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cli po ashtu ka përmendur edhe disa raste tjera.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund.”, ka shkruar Miletic./21Media

Back to top button