Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për tentimin e vënies së zjarrit në klasën e shkollës “Meto Bajraktari”.

“Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Një ditë më parë, Policia njoftoi se dy persona të panjohur, të maskuar, kishin thyer dritaren e objektit të shkollës e se kishin hedhur benzinë e kishin tentuar t’ia vënë zjarrin shkollës, por pasi ishin vënë re nga personeli i shkollës kishin ikur.

Back to top button