Dy të maskuar tentuan ta djegnin shkollën me benzinë

Dy persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë zjarrin një shkolle në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

Ata të premten janë diktuar nga stafi i shkollës dhe janë larguar nga aty.

Policia po e heton rastin dhe nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me rastin.

“Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button