Arrestohet i mituri në Gjakovë, dyshohet se plagosi me armë zjarri një person
Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media