Arrestohet ish ministri i Mjedisit në Shqipëri

Ish ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka është arrestuar me urdhër të SPAK-ut.
Burimet bëjnë me dije se arrestimi ka lidhje me dosjen e inceneratorëve të denoncuar nga LSI.
Bëhet fjalë për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës dhe për këtë dosje janë arrestuar dhe persona të tjerë.
Masat e sigurisë janë firmosur më 13 dhjetor nga gjyqtari Erion Bani.
Ndaj Lefter Kokës janë ngritur tre akuza, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit në vitet 2013 – 2017 ndërsa për 2017 – 2021 ka qenë deputet i PS-së.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 Lefter Koka fitoi mandatin si deputet i Durrësit por hoqi dorë nga ky mandat. Njoftimin se hoqi dorë nga mandati e dha pikërisht më 1 shtator përmes një postimi në Facebook./oranews

Back to top button