Rezultate premtuese të pilulës Pfizer kundër COVID-19

Pilula antiCovid e Pfizer ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes deri në 90% dhe do të funksionojë kundër variantit Omicron, pohoi sot prodhuesi i vaksinave.
Një studim i më shumë se 2,200 të rriturve të rrezikuar zbuloi se ilaçi, i quajtur Paxlovid, ul rrezikun për 89%, transmeton rtv21.tv.
“Një provë e veçantë e pilulës tek të rriturit e shëndetshëm zbuloi se marrja e saj brenda pak ditësh nga vuajtja e simptomave të Covid ul mundësinë për t’u shtruar në spital me 70 përqind”, tha Pfizer.
Ndërkohë, testet laboratorike sugjerojnë se Paxlovid do të vazhdojë të ofrojë një përgjigje ‘të fuqishme’ kundër variantit Omicron.
Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar deri më tani një pilulë në luftën kundër Covid.
Por molnupiravir, i prodhuar nga Merck dhe Ridgeback me bazë në SHBA, do t’u jepet vetëm njerëzve të moshuar dhe në rrezik brenda 48 orëve nga kapja e virusit si pjesë e një pilotprojekti që pritet të nisë deri në fund të vitit.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar konfirmoi 4,713 infeksione Omicron në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që nga dje, ndërsa 10 pacientë janë në spital dhe një ka vdekur.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të vendosë së shpejti nëse do të autorizojë pilulën e Pfizer dhe një pilulë konkurruese nga Merck, e cila iu dorëzua rregullatorëve disa javë më parë.
Të dyja pilulat Merck dhe Pfizer pritet të performojnë mirë kundër Omicron sepse ato nuk synojnë proteinën e virusit, e cila përmban shumicën e mutacioneve të variantit të ri./21Media

Back to top button