Arrestohet ish-presidenti i Gjeorgjisë

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, u arrestua kur u kthye nga internimi.
Të premten ai postoi një video në Facebook, duke thënë se ishte kthyer në Gjeorgji përpara zgjedhjeve lokale të shtunën.
Disa orë më vonë, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Gharibashvili, njoftoi se ish-presidenti ishte në paraburgim.
Fillimisht qeveria e mohori që 53-vjeçari kishte hyrë në vend, por më pas Gharibashvili tha se “presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i kërkuar, është arrestuar si dhe është dërguar në burg”.
Ish-presidenti u dënua për abuzim me pushtetin në mungesë dhe ka jetuar në Ukrainë vitet e fundit.

Back to top button