Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së për zbulim të informacioneve, rrezikuan sigurinë e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh M.K., i cili është ish-punonjës i AKI-së.
M.K është ndaluar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se arrestimi i M.K erdhi  pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës.
Bëhet e ditur se ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të tjera procedurale./21Media 
Back to top button