Festivali i Teatrove në Ferizaj

 
Për shtatë ditë radhazi qyteti i Ferizajt do të jetë shtëpi e shfaqjeve të shumta që po jepen në kuadër të Festivalit të Teatrove.
Tashmë tradicionalisht ky festival çdo vit i jep një atmosferë shumë të mirë qytetit ndërsa shndërrohet në destinacion për shumë artdashës.
Mbrëmë ishte hapja ndërsa para publikut u dha shfaqja “Vizita e Zonjës Plakë”, me regji nga Sulejman Rushiti.
Kjo shfaqje ishte prodhim i Teatrit Adriana në Ferizaj, ndërsa ditëve në vijim, çdo mbrëmje nga ora 19:00 aty do të vijnë shfaqje nga Teatrot e qyteteve tjera të Kosovës, dhe kjo është ajo që e bënë kaq të veçantë këtë festival.
Shfaqja e mbrëmjes së djeshme u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa atë e ndoqi edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku./21Media

Back to top button