Arrestohet ish-ylli i Premier Ligës
Futbollisti në fjalë është arrestuar në Irlandë.
Një ish-lojtar i Premier Ligës thuhet se është arrestuar në Irlandë pasi që i është gjetur substancë narkotike e llojit kokainë në vlerë prej 4,500 eurosh.
Lojtari, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, thuhet se u ndalua dhe u arrestua në Dublin mbrëmjen e së mërkurës, pasi u përfshi në një ndjekje me makinë policie.
Sipas “The Irish Mirror”, futbollisti u arrestua për posedim droge dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit, por që atëherë është liruar nga Stacioni Crumlin Garda.
Një dosje tani do t’i dërgohet Drejtorit të Prokurorisë Publike.