Arrestohet ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Gjakovë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Është arrestuar një ish-zyrtar i Gjendjes Civile në Gjakovë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas policisë, dyshohet se i dyshuari e ka regjistruar një shtetas të Shqipërisë në mënyrë të kundërligjshme në sistemin e gjendjes civile.

“Hetuesit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjakovës, kanë kryer veprime hetimore/operative dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari me iniciale D. N. kundërligjshëm e ka futur në sistem të gjendjes civile, në mënyrë të kundërligjshme shtetasin e Republikës së Shqipërisë, duke konsumuar kështu veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”. Deri tek dyshimet bazike është ardhur pasi për shtetasin J. S. kishte mospërputhje te disa të dhëna personale të regjistruara në sistem, me ato të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Identiteti i saktë i shtetasit është kërkuar përmes rrugëve zyrtare nga ku ka rezultuar se personi i dyshuar ka të njëjtat të dhëna si personi i regjistruar në Kosovë përveç datëlindjes. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari D. N. në prezencë të avokatit dhe pas intervistës ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa i dyshuari J. S., shtetas i Shqipërisë, sipas policisë, do të intervistohet sapo të sigurohet prezenca e tij.

Back to top button