Bërnabiq: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e vështirë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e vështirë.

Ajo ka falënderuar qytetarët serbë “që qëndruan të qetë dhe po përmbahen nga dhuna”.

Bërnabiq po ashtu ka thënë se “KFOR-i po mbron okupuesit”.

“Unë nuk kam asnjë fjalë të mirë për partnerët tanë në BE apo partnerët tanë brenda KFOR-it. Reagimi i tyre ishte i vonshëm., ata duhet të ishin atje të premten siç janë sot. Mandati i tyre buron nga Rezoluta 1244 që është të mbrojë paqen dhe stabilitetin e mbi të gjitha njerëzit. Sot ata nuk mbrojnë njerëzit, nuk mbrojnë demokracinë dhe institucionet, por mbrojnë okupuesit nga demokracia dhe nga qytetarët e thjeshtë. Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë paqen”, tha Bërnabiq./21Media

Back to top button