Arrestohet kandidati për deputet i PDK-së, gjatë aksionit për rrënimin e një pompe

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni që lidhet me rrënimin e një pompe të derivateve.
Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë nën dyshimin për mosbindje ndaj urdhrit policor gjatë zhvillimit të aksionit.
Ngjarja ka ndodhur në hapësirën ku është paraparë ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Lidhur me projektin, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se ndërtimi i objektit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, ndërsa pritet të sqarohet nëse ndaj Kryeziut do të iniciohen procedura të mëtejshme ligjore./kp
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?