Arrestohet kosovari në Zvicër, kërcënoi policët dhe tentoi të ikë

Sot në orën 10:00, një patrullë nga policia e qytetit Solothurn donte të kontrollonte një person në Amthausplatz. Sapo pa policinë, ai iku në këmbë për në qytetin e vjetër. Dy policë kanë nisur menjëherë ndjekjen dhe kanë lajmëruar për përforcime.
Kur i arratisuri është kapur në zonën e qendres tregtare “Manor”, ai ​​ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar me të një polic.
Si pasojë, ai ka arritur të vazhdojë arratisjen, njofton Kapo Solothurn në faqen e saj të internetit. Më pas ai ka shtyrë një kalimtar nga biçikleta dhe ja ka grabitur atë. Me biçikletën e grabitur ai ka vazhduar të ikë në drejtim të periferisë.
Në këtë pikë, disa patrulla nga policia e qytetit dhe kantonit janë përfshirë tashmë në kërkim. Përfundimisht, i dyshuari u gjet dhe u ndalua, duke u fshehur në brigjet e lumit Aare.
37-vjeçari kosovar është arrestuar për hetime të mëtejshme. Raportohet se asnjë person nuk është lënduar gjatë këtyre veprimeve./21Media

Back to top button