Arrestohet kryetari i Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e kryetarit të Komunës së Kllokotit Bozhidar Dejanovic.

Sipas Prokurorisë, Dejanoviq është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën cenim i përcaktimit të lirë të votuesve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’). Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanovic, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake”, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës./21Media

Back to top button