Komuna e Gjilanit deklarohet për arrestimet për subvencione

 

Nga Komuna e Gjilanit sot janë deklaruar lidhur me arrestimin e një zyrtari të Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë dhe një fermeri në fshatin Ponesh.

Nga komuna nëpërmjet një komunikate për media kanërë të ditur se bëhet fjalë për një rast ë izoluar në fshatin Ponesh dhe se janë në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë për më pas do të ndërmarrin masat e duhura në përputhje me ligjet në fuqi.

Po ashtu, është bërë e ditur se zyrtari dhe fermeri janë të komunitetit serb.

“Pas raportimeve në media për arrestimin e një zyrtari komunal nën ‘dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve’, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, njofton opinionin se sipas informative të para bëhet fjalë për një rast të izoluar në fshatin Ponesh, në mes të dy fermerëve të komunitetit serb dhe zyrtarit komunal, i cili, po ashtu, është nga komuniteti serb. Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, është në pritje të raportit zyrtar të organeve të drejtësisë dhe sapo të merret raporti, do të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi”, është bërë e ditur në komunikatën e komunës së Gjilan.

Back to top button