Arrestohet në Ferizaj një i dyshuar për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti dyshohet të ketë kryer aktin më datë 17 shtator.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar Drejtorin e Policisë në Ferizaj si dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe është në pritje të një përgjigje./21Media

Back to top button