Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar

Një 34 vjeçar është arrestuar dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë. S.M dyshohet për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.
“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë në flagrancë personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 6 raste të vjedhjeve./21Media

Back to top button