FISU Prishtina 2022, KANGWON mposht kroatët e PULA-s

​Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë që u zhvillua në sallën “1 Tetori”, ku koreanët e Universitetit KANGWON kanë regjistruar fitoren e radhës në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.
Koreanët e KANGWON arritën që ta shënojnë edhe fitoren e dytë në këtë turne, pasi që mposhtën kroatët e PULA-s me rezultat 45:35.
Ndeshja ishte tejet interesante, por ishin hendbollistët koreanë ata të cilët treguan paraqitje më dinjitoze, kështu duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë botëror ekipit kroat.
Përgjatë 30 minutave të parë, KANGWON ishte në epërsi 23:15, kurse në pjesën e dytë rezultati ishte 22:20, duke bërë që në fund të ndeshjes semafori të tregonte shifrat 45:35, në favor të koreanëve.
Më i miri i ndeshjes ishte Niko Martinovic me 12 gola të shënuar, kurse më i dalluari te koreanët ishte Taekyung Youk me gjithsej shtatë gola të realizuar.

Back to top button