Arrestohet në Gjermani shqiptari që vrau policin dy dekada më parë

Një shqiptar i cili u arratis pasi vuajti një pjesë të dënimit për vrasjen e një oficeri të lartë të Policisë në Shqipëri, është arrestuar të martën në Frankfurt të Gjermanisë.
Policia gjermane përmes një deklarate tha se 42-vjeçari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u arrestua ditën e Vitit të Ri teksa po përpiqej të nisej për në Stamboll, transmeton rtv21.tv.
Ata thanë se autoritetet shqiptare po e kërkonin njeriun me një urdhërarresti ndërkombëtar dhe se ai dhe babai i tij vranë zyrtarin e policisë në vitin 2000. Ai u lirua me kusht në nëntor 2017 dhe më pas u zhduk.
Policia gjermane tutje ka bërë të ditur se burri ndodhet në paraburgim në pritje të ekstradimit në Shqipëri./21Media

Back to top button