Fëmijë a jeni gati? Gjatë vikendit jepet shfaqja “Mustaqoshi Larosh”

Me fillim nga ora 12:00, të shtunën e dielën, do të keni mundësi të ndiqni shfaqjen “Mustaqoshi Larosh”, në Teatrin Dodona.
Me regji të Melihate Qena, në shfaqje luajnë Roza Berisha Fejzullahu e Avdi Azemi.
Në njoftimin e faqes zyrtare bëhet e ditur se për shkak të masave antiCovid, numri i ulësve është i kufizuar.
“Për shkak të masave kundër COVID-19, numri i ulëseve është i kufizuar, ndalohet hyrja pa maska dhe personat mbi moshën 12 vjeç duhet ta tregojnë dëshminë e vaksinimit, testit negativ PCR apo antigjen, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.01.2022”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button