Arrestohet në Zubin Potok i dyshuari për prodhimin e drogës sintetike

Në fshatin Qukic – Zubin Potok sot Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar me urdhërarrest te lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rastin ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ,analoge apo veglave ,pajisjeve apo materialeve narkotike’.
SIpas Policisë, rasti në fjalë ka ndodhur në vitin 2018 dhe në atë kohë në shtëpinë e tij i njëjti me disa persona
të tjerë, gjegjësisht si grup kriminal, dyshohet se kanë pasur të improvizuar një laborator të drogave sintetike, ku dyshohet se kanë prodhuar droga sintetike të llojit të amfetaminës.
Në lidhje me rastin, me datë 05.06.2018 janë sekuestruar pajisjet për prodhimin e drogave sintetike si në vijim:
Katër armë të gjata, municion, dy motorolla, tableta rinostop, tableta rinasek, sasi e madhe e tretësit; diku 12 bure (fuqi) prej 200 litrave të cilat shërbejnë për prodhimin e drogave sintetike. Bëhet e ditur se gjithashtu është sekuestruar një sasi e dyshuar e marihuanës.
”Grupi kriminal dyshohet se ka vepruar nga shtatë (7) persona të dyshuar ku është iniciuar procedurë penale ndaj tyre, të cilët dyshohet se për një kohë kanë bërë përpunimin e drogave sintetike të llojit amfetaminë. Në lidhje me rastin të dyshuarit i caktohet ndalimi policor me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit”, thuhet në njofitmin e Policisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?