Arrestohet një 21-vjeçar, diler i drogës

 
Është arrestuar sot B.A 21 vjeçar nga fshati Miravc i Gjevgjelisë në Maqedoninë e Veriut.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, pas sigurimit të urdhrit për bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera, është kryer bastisje në shtëpinë e B.A. ku janë gjetur dhe marrë më shumë pako me marihuanë prej 1.5kg, peshore digjitale dhe mjete parash për të cilat ka dyshime të bazuara se janë nga shitja e marihuanës.
B.A. është mbajtur nën arrest në Stacionin policor në Gjevgjeli, kurse pas dokumentimit të tërësishëm të rastit deri Prokuroria publike do të parashtrohet kallëzim përkatës./21Media

Back to top button