Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, dyshohet se mbante një granatë dore në xhep

Një person në një lokal në Prizren është arrestuar ditën e sotme, kjo pasi të njëjtit i është gjetur vendosur një mjet shpërthyes që dyshohet se ishte granat dore.

Këtë për portalin rtv.tv e konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Ky rast sipas Bytyqit ka ndodhur rreth orës 15:35 dhe gjithashtu sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore.

Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK -s”, bën të ditur Bytyqi.

“Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj, në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK -së”, njofton Bytyqi. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button