Arrestohet një 23 vjeçar në Vushtrri
Polica në Vushtrri sot ka arrestuar L.T 23 vjeçar për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata.
Ndaj L.T Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për tetë raste të veprave penale ,, Vjedhje pylli ”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media