Arrestohet një 25 vjeçar, dyshohet se dhunoi të miturën nga Gjakova

Është arrestuar personi për të cilin vajza e zhdukur nga Gjakova e cila u gjet pas pesë ditësh, raportoi se e kishte dhunuar.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se K.I.N, 25 vjeç është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë që, viktima është dërguar në kontroll për ekzaminim mjekësor.
Kujtojmë se, në orët e para të ditës së sotme në stacionin policor në Gjakovë është paraqitur një vajzë, e cila më 26 gusht ishte raportuar e zhdukur nga të afërmit e saj.
Policia njofton se e njëjta kishte deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një mashkull./21Media

Back to top button