Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një 26-vjeçar në Mitrovicë

Një 26 vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 16:00 në rrugën “Migjeni”, njësitë e Stacionit Policor Mitrovicë Jugu kanë ndaluar një automjet gjatë patrullimit rutinë.

Gjatë kontrollimit të veturës, nën ulësen e pasagjerit, është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë, për të cilën personi nuk kishte leje. Policia ka konfiskuar edhe një karikator dhe 28 fishekë, të cilët do të përdoren si prova materiale në hetim.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button