Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasapolli: Diplomacia jonë është kthyer në kafene si para ’99-ës

Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 ka folur për qasjen e Presidentes Vjosa Osmani në politikën e jashtme dhe raportet ndërkombëtare.

Ai tha se Osmani ka tentuar të përfitojë politikisht nga një deklaratë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, pa e kuptuar kontekstin dhe kohën kur ishte bërë.

“Presidentja ka tentuar të kapitalizojë nga situata, për t’i vardisur zotit Trump për atë që ka thënë ai, por nuk ka pasur ide për kontekstin dhe kohën,” deklaroi Kasapolli.

Ai shtoi se për shkak të këtij lloj udhëheqjeje, Kosova është kthyer në një realitet të ngjashëm me atë para vitit 1999, ku zyrtarët ndërkombëtarë nuk e trajtojnë shtetin si subjekt institucional serioz.


“Na takojnë në darka dhe kafene – jo në institucione. Kjo është mënyra si po na dërgojnë mesazhin se sot nuk kemi përfaqësues institucionalë,” tha Kasapolli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button